RUSI – Putin forcon bashkëpunimin me vendet aziatike në sektorin e energjisë

by admin
Spread the love

MOSKË, 29 qershor /ATSH-DPA/- Nën presionin e sanksioneve perëndimore, presidenti rus Vladimir Putin ka planifikuar zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë me partnerët e Azisë Qendrore.

“Aktualisht, vendet në kufi me Detin Kaspik bashkëpunojnë ngushtë në shfrytëzimin e fushave të gazit dhe naftës”, tha Putin sot në një takim të nivelit të lartë në ish-republikën autoritare Sovjetike të Turkmenistanit.

E ashtuquajtura Pesë Kaspiane përfshin Rusinë dhe Turkmenistanin si dhe Kazakistanin, Azerbajxhanin dhe Iranin.

“Rusia e konsideron zhvillimin e marrëdhënieve rajonale të tregtisë dhe investimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit industrial dhe teknologjik si detyrën kryesore për të ardhmen”, shtoi Putin.

Në përgjigje të luftës kundër Ukrainës të nisur nga Rusia në shkurt, shtetet e BE-së, ndër të tjera, vendosën sanksione të gjera, duke përfshirë një embargo të gjerë ndaj naftës.

Që atëherë, Moska ka theksuar vazhdimisht se dëshiron të ridrejtojë tregtinë e saj në rajone të tjera të botës në të ardhmen. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like