Rusi – Navalny përfshihet në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

by admin
Spread the love

Opozitari rus Alexey Navalny është përfshirë në listën e organizatave dhe individëve të përfshirë në terrorizëm dhe aktivitete ekstremiste.

Lista është publikuar të martën nga Shërbimet Federale Ruse për Monitorim Financiar (Rosfinmonitoring).

Sipas legjislacionit të Federatës Ruse, bankat mund të ngrijnë fondet e personave të përfshirë në këtë listë.

Përveç Navalny, në listë janë edhe disa opozitarë të tjerë mbështetës të tij.

Komiteti Hetimor Rus më 20 tetor 2020 kishte raportuar fillimin e një hetimi kundër Navalny me akuzën se ky kishte “formuar dhe drejtuar një komunitet ekstremist”.

Opozitari Aleksey Navalny u arrestua në aeroport pas kthimit të tij në Moskë më 17 janar, pas trajtimit mjekësor në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për helmim të dyshuar.

Me kërkesë të Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi çështja kundër Navalny në Gjykatën e Qytetit të Moskës u mbyll më 2 shkurt dhe Gjykata e ndryshoi dënimin me kusht të Navalny prej 3,5 vjetësh, i cili ishte dhënë më herët për korrupsion duke e kthyer në dënim me burgim për shkak të mosplotësimit të kushteve të kontrollit gjyqësor (masat shtesë të sigurisë).

Komiteti rus i Hetimit njoftoi më 11 gusht 2021 se një hetim i ri ishte nisur kundër Navalny pasi Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK), i themeluar prej tij, dyshohet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kurse më 31 gusht fondacioni FBK ishte mbyllur me vendim gjykate.

You may also like