RUSI – Navalny izolohet, pavarësisht sëmundjes

by admin
Spread the love

MOSKË, 12 prill /ATSH-DPA/ – Disidenti rus i burgosur, Alexei Navalny është transferuar sërish në qelinë e izolimit, pavarësisht se avokati i tij ishte ankuar për problemet e tij të rënda shëndetësore.

Lëvizja e fundit vjen pasi ai u lirua nga izolimi të premten.

“Navalny u kthye të hënën në izolim për 15 ditë të tjera”, sipas një njoftimi në Telegram.

Ai po përballet edhe me shqetësime të mëtejshme nga autoritetet e burgut.

Gjithashtu. ai po përballet me kufizime të reja për blerjen e ushqimit dhe shkrimin e letrave.

Navalny e atribuon këtë periudhë rikthimi në izolim si një dënim për hetimin e tij për korrupsionin në autoritetet e burgut.

Fondi për Luftimin e Korrupsionit (FBK), i cili drejtohet nga Navalny, publikoi më herët një artikull për produktet  ushqimore të shtrenjtë të disponueshëm për t’u blerë në burgjet ruse.

Të martën, avokati i tij, Vadim Kobsev tha se disidenti ka humbur tetë kilogramë gjatë qëndrimit të tij të fundit në izolim prej dy javësh.

Për më shumë se dy vjet, Navalny është mbajtur në kushte veçanërisht të vështira në burgun e një kampi për të burgosurit politikë.

Ai u dënua nga një gjykatë ruse për mashtrim, por Navalny shihet gjerësisht si një i burgosur politik i regjimit të Putinit.

Ndërkombëtarisht, ai është figura më e njohur e opozitës ruse.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like