RUSI – Moska: Konflikti mes Rusisë dhe NATO-s i pashmangshëm nëse Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

by admin
Spread the love



MOSKË, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Kremlini ka lëshuar një paralajmërim për aleatët perëndimorë të Kievit për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë, pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk përjashtohej mundësia per të dislokuar trupat tokesore franceze.

“Dislokimi i trupave tokësore jo vetëm që do ta bënte të mundshëm një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, por do ta bënte atë të pashmangshëm”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se Perëndimi duhet të kuptojë se pasojat me siguri nuk do të jenë në interes të qytetarëve të tij.

Presidenti francez, Emmanuel Macron shkaktoi bujë dje në mbrëmje kur tha pas një konference për ndihmat për Ukrainën në Paris, ku morën pjesë shumë liderë botërorë, se “asgjë nuk është jashtë tryezës së diskutimeve për të siguruar që Rusia të mos e fitojë luftën e saj kundër Ukrainës”.

​“Vetë fakti që po diskutohet mundësia e dërgimit të ndonjë kontigjenti nga vendet e NATO-s në Ukrainë është sigurisht shumë i rëndësishëm dhe një element i ri”, tha Peskov.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKumbaro: Mbillen 18 mijë fidanë pishe në parkun e Krastës


You may also like