RUSI – Moska kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pas sulmit në Belgorod

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ Qeveria ruse, ushtria e së cilës ka kryer pushtuar Ukrainën për gati dy vjet, po bën thirrje për një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit ukrainas sot në qytetin Belgorod.

“Sulmi terrorist në Belgorod do të jetë objekt i procedurave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Pas sulmit terrorist qëndron Britania e Madhe, e cila, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxit regjimin e Kievit me veprime terroriste, pasi ka pranuar se kundërofensiva e forcave të armatosura ukrainase ka dështuar”, tha Zakharova.

Zyrtarët rusë thanë se të paktën 14 persona humbën jetën në sulmin me raketa ukrainase në Belgorod, duke përfshirë dy fëmijë. Numri i të plagosurve ka arritur në 108.

Belgorodi kufizohet me Ukrainën dhe është bombarduar në mënyrë të përsëritur që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të vendit në shkurt 2022, megjithëse dëmet dhe viktimat në Rusi nuk janë aspak afër asaj që ka përjetuar Ukraina.

Rusia kreu dje sulmin e saj më të madh ajror të luftës ndaj Ukrainës të premten duke sulmuar qytetet me rreth 160 raketa dhe dronë.

“Të paktën 39 persona u vranë dhe 120 u plagosën”, thanë zyrtarët në Kiev.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like