RUSI – Gazprom: Furnizimet e gazit “Nord Stream 1” do të reduktohen në 20% të kapacitetit

by admin
Spread the love

MOSKË, 25 korrik /ATSH-DPA/- Gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” njoftoi se do të reduktonte në 20% të kapacitetit maksimal, furnizimet me gaz përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në Gjermani , duke përmendur riparimet e një turbine tjetër.

Kompania tha se furnizimet e gazit përmes gazsjellësit që kalon në Detin Baltik nga Rusia në Gjermani do të bien në 33 milionë metra kub të mërkurën.

“Nord Stream 1” ka një kapacitet ditor prej rreth 167 milion metra kub. Në qershor, gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” e reduktoi vëllimin e gazit në vetëm 67 milionë metra kub në ditë.

Një mosmarrëveshje e vazhdueshme për një turbinë që u dërgua për riparime në Kanada nuk është zgjidhur ende.

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi kohët e fundit se një turbinë e dytë që ka nevojë për riparim mund të çojë në një reduktim të mëtejshëm të furnizimit me gaz.

Berlini tha se reduktimet e gazit nuk janë rezultat i çështjeve teknike, por janë ndëshkim për vendosjen e sanksioneve të BE-së për pushtimin e Ukrainës.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakUkraina i dorëzon BM-së detyrat e organizimit të Eurovizionit për vitin 2023

You may also like