RUSI – Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

by admin
Spread the love

ANKARA, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se i kishte ofruar presidentit rus, Vladimir Putin të zhvillonte një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi.

Lajmi vjen nga media e pavarur bjelloruse, Nexta.

Dje Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve.

Ky ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKosovë, 1 humbje jete dhe 930 raste të reja me COVID-19

You may also like