RUSI – 100 000 specialistë IT janë larguar nga vendi pas fillimit të luftës kundër Ukrainës

by admin
Spread the love

MOSKE, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas autoriteteve, rreth 100 000 specialistë rusë të teknologjisë së informacionit janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Në të vërtetë, nëse shikojmë të dyja valët e largimeve, deri në 10 për qind e punonjësve të kompanive të TI-së u larguan nga vendi dhe nuk u kthyen më”, tha ministri i dixhitalizimit Maxut Shadayev në një seancë parlamentare.

Megjithatë, ai tha se 80% e këtyre njerëzve janë ende të punësuar nga kompanitë ruse dhe se ai ishte kundër ndalimit të këtyre rusëve që të punojnë nga vendet e tyre aktuale.

Vala e parë e emigrimit ndodhi menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli luftë në shkurt, e dyta pasi Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të trupave rezervë në Rusi.

BE-ja nuk ka lejuar shumicën e rusëve të arratisur në territorin e saj, kështu që shumë prej tyre kanë kërkuar strehim në ish-republikat fqinje sovjetike. Në Rusi ata ndonjëherë denoncohen si “tradhtarë të atdheut”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like