rusët rrëzuan avionin e tyre? – Shqip

by admin
Spread the love

Në rajonin e Zaporozhye, ka ndodhur një incident mes forcave ruse, gjatë të cilit është rrëzuar një avion Su-35.

Informacioni i parë u dha nga një llogari në Telegram e lidhur me aviacionin ushtarak rus. Ata kanë postuar një mesazh të shkurtër: “Të urojmë fluturim të përjetshëm vëlla”.

Shumë shpejt nga të dyja palët kanë ardhur konfirmimet se ky aeroplan është rrëzuar dhe incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Tokmak.

Një video e ngjarjes së dyshuar është publikuar edhe në rrjetet sociale. Të gjitha informacionet që kanë dalë në dritë deri tani bëjnë me dije se ka qenë një incident zjarri miqësor, pra se forcat ruse kanë rrëzuar avionin e tyre në këtë rajon.

Shërbimi i inteligjencës britanike ka informacione se më shumë se 90 avionë rusë janë rrëzuar që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës. /tesheshi.com/

You may also like