Rusët kërkojnë të zbrazin Kievin para sulmit, shpallin korridor të sigurt për largimin e banorëve

by admin
Spread the love

Ushtria ruse ka njoftuar një “korridor” të hapur dhe të sigurt për qytetarët ukrainas që duan të largohen nga Kievi.

“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov, kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ushtria ruse ditën e hënë, shkruan CNN. “Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.

Kjo deklaratë e ushtrisë ruse vjen një ditë pas njoftimit të kryetarit të bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko i cili u shpreh se kryeqyteti ukrainas është i rrethuar dhe s’ka mundësi evakuimi.

Sipas CNN, Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë bën me dije se në total që prej nisjes së pushtimit rus janë vrarë 352 civilë, prej të cilëve 14 janë fëmijë. Ndërsa 1.684 qytetarë ukrainas janë plagosur, përfshirë dhe 116 fëmijë.

This post was published on 2022-02-28 9:20 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like