Rumania merr rolin kryesor në mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën

by admin
Spread the love

Rumania është në kufi me Ukrainën, duke e bërë atë një nga vendet më të ekspozuara të Bashkimit Evropian ndaj konfliktit dhe furnizuesin kryesor të armëve të NATO-s për Kievin

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Bukuresht, Ricardo Marquina, megjithë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën, marrëdhëniet e saj historikisht të trazuara me Kiecin ende përbëjnë vështirësi.

Ushtarët rumunë kryejnë stërvitje me municion lufte në malet e Transilvanisë.

Ata po përgatiten jo vetëm për kërcënimet e zakonshme, si agresioni i mundshëm nga Rusia, por edhe për rolin e ri, më të spikatur të Rumanisë si një vend anëtar i NATO-s që mbështet Ukrainën.

Lufta në Ukrainë e ka vendosur Rumaninë në vijën e frontit gjeopolitik kundër Rusisë, duke rritur rëndësinë e saj strategjike në NATO.

“Realiteti është se rumunët luajtën një rol shumë të rëndësishëm në furnizimin me armë tsë Ukrainë, duke vepruar kryesisht si vendi tranzitit. Ishte çështja e municionit. Ata kishin shumë nevojë për rezerva municionesh, të cilat vinin edhe nëpërmjet Rumanisë. Disa prej tyre janë nga stoqet e Rumanisë.”

Por Rumania është kryesisht e papërgatitur për një rol drejtues.

Forcat e Armatosura Rumune janë shumë të vjetruara dhe lufta në Evropë i ka detyruar të përshpejtojnë modernizimin e tyre duke zëvendësuar, për shembull, avionët e vjetër luftarakë sovjetikë MIG-21 me avionët amerikanë F-16 dhe F-35A.

Analistët thonë se Rumania është një lehtësuese – jo furnizuese e armëve të NATO-s.

“Për të qenë transparent, industria e sektorit ukrainas të mbrojtjes, ishte dhe është më e avancuar se e jona. Ata prodhojnë versione moderne të pajisjeve sovjetike. Ne nuk kemi të njëjtin nivel”, thotë Claudiu Degeratu, hulumtues për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Zyrtarët e qeverisë rumune kanë hezituar të flasin për mbështetjen e vendit të tyre ndaj Kievit. Marrëdhëniet midis të dy vendeve nuk ishin aspak të mira përpara luftës dhe kjo, besojnë analistët, shpjegon fshehtësinë e Bukureshtit.

“Dallimi i madh është se ndërsa Polonia ishte shumë e prirur që bota të dinte për mbështetjen e saj për Ukrainën, Rumania luajti një rol shumë më të qetë dhe shumë shpesh nuk i pëlqente të thoshte asgjë për atë që po bënte”, thotë Jonathan Eyal me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Ngurrimi i ka rrënjët kryesisht në histori.

Partitë politike nacionaliste rumune, si Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, kritikojnë hapur trajtimin e Kievit ndaj pakicave rumune në Ukrainë. George Simion, udhëheqës i partisë dhe kandidat presidencial foli për Zërin e Amerikës.

“Ne kemi gjysmë milioni rumunë që jetojnë në Ukrainë në territoret që dikur i përkisnin Rumanisë dhe u vodhën nga Stalini. Ata nuk respektojnë të drejtat për shkollën dhe kishën.”

Pushtimi rus i një vendi evropian ka sjellë papritur Rumaninë në vijën e parë gjeopolitike. Përgatitja për këtë rol të ri, të rëndësishëm është për Rumaninë, një punë në vazhdim. /VOA


Top Channel

You may also like