Rudina Hajdari nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Nuk ka për të fituar

by admin
Spread the love

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka komentuar luftën e brendshme që po zhvillohet në PD. Sipas ish-deputetes, Sali Berisha reagoi vetëm pasi iu cënua interesi personal. Sido që të shkojë “lufta” në PD, Hajdari la të kuptohet se nuk beson se ish-kryeministri mund të fitojë sërish besimin e qytetarëve.

“Sali Berisha duhet t’i kishte ngritur shumë më parë këto çështje. Ai po reagon tani, vetëm pasi iu cënua interesi personal. Berisha ka bërë të njëjtat gabime që ka bërë Basha. Nuk mendoj se Berisha mund të fitojë përtej strukturave të PD-së. Në fund të fundit në presim ndërrimin e pushtetit, por kjo nuk po ndodh. Duhet një ndryshim më thelbësor brenda opozitës, që të mos lidhet me individët, por me vlerat demokratike të PD-së”, tha ajo për “Zona Zero” .

Lajme interesante

You may also like