Rudina Hajdari mban fjalën në Kuvend: Basha s’më lejoi të flisja, sherret mes nesh duhet të marrin fund, të organizojmë opozitën më të fuqishme që ka parë ky vend

by admin
Spread the love

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar, ku është shprehur se në Kuvendin e kaluar, nuk ishte lejuar të fliste nga Lulzim Basha.

“E dashur familja ime politike. Sot jap fjalën time para delegatëve, edhe pse para se të përjashtohesha, ish kryetari i komanduar, se ishte i komanduar jo i përzgjedhur, për aq kohë sa zgjati, e zgjati shumë, s’më lejoi të flisja në Kuvendin e kaluar e ndaj sot kam nderin e privilegjin të flas para delegatëve”.

Hajdari theksoi gjithashtu, se; “në 9 vitet e fundit, kemi humbur në një vorbull të rrezikshme, ne kemi bërë disa gabime që na lind detyra t’i korigjojmë sa më pare. Ne sot kemi një mision që duhet ta marrim me seriozitet, duhet t’i japim vendit opozitën që meriton.

Sherret mes nesh duhet të marrin fund, balta e dhuna mes nesh duhet të marrë fund. PD të bashkohet në cdo qelizë e të organizojë opozitën më të fuqishme që ka parë ky vend deri më sot.

Nuk kemi kohë për të humbur të rimblidhemi e ringrihemi të bashkojmë shqiptarët nga Tropoja ime e dashur, deri ne Konispol. PD të shndërrohet në atë shtëpinë e madhe që babi im donte duke hapur vend për cdo veprimtar patriot”, shprehet Hajdari.

You may also like