Rudina Dembacaj zbulon më shumë nga përditshmëria me Markun

by admin
Spread the love

Rudina Dembacaj është një nga emrat më të njohur të aktrimit shqiptar. Veç Klanifornia-s, ku aktorja angazhohet çdo fundjavë, Rudinën e gjejmë shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku veç fotove e videove, ajo është shumë e afërt edhe me ndjekësit e saj, ku komunikon shpesh me ta.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa aktorja e njohur ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku i ka dhënë përgjigje atyre, duke i shuar edhe kuriozitetin për pyetje të ndryshme.

Një nga ndjekësit e aktores ka dashur të zbulojë më shumë detaje nga raporti i Rudinës me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku. “A flet shumë në telefon me Markun gjatë ditës?”- është pyetja e ndjekësit, ndërsa Rudina përgjigjet se ata edhe takohen, por jo që të bezdisin njëri-tjetrin.

“Edhe takohemi por jo të bezdisim njëri-tjetrin, -u përgjigj Rudina Dembacaj në rrjetet e saj sociale.

You may also like