RTK për Insportin: Rasti i Andin Lokaj do trajtohet, kemi kërkuar raport me shkrim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmë, pas fitores prej 2-1 të Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, komentatori i RTK- së, Andin Lokaj reagoi me një deklaratë kontraverse, duke fyer futbollistët shqiptarë të Shqipërisë, shkruan Insporti.

Lokaj është komentator në Televizionin Publik të Kosovës, dhe lidhur me këtë rast, përkatësisht me mundësinë e penalizimit të Lokajt, Insporti kontaktoi me drejtorin e Televizionit, Festim Kabashin, i cili tha se rasti i Andin Lokajt do të trajtohet konform rregulloreve të RTK-së.

“Ju njoftoj se kam kerkuar raport me shkrim nga eproret e tij per kete rast. Pas sqarimeve te nevojshme, rasti do te trajtohet konform rregulloreve te RTK-se” – tha Kabashi.

Ndryshe, sot për deklaratën e Lokajt ku fyhen futbollistët shqiptarë reagoi edhe ish- kapiteni i Kombëtares ‘Kuqezi’, Lorik Cana, i cili më anë të një fotografie të publikuar në Insta Storje e ka konsideruar Lokajn palaço.

Ish- komentatori i KTV-së dhe SuperSportit njihet për deklaratat e tij kontraverse.

/Insporti.com

You may also like