Rrumbullaku firmos ndryshime në drejtimin e komisariateve të Tiranës

by admin
Spread the love

Ndryshime te reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit ka firmosur te tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 ne Tirane, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1. Këtë fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti.

Ky i fundit u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Mehmeti është transferuar ne Drejtorinë e Përgjithshme konkretisht në Drejtorinë e Standarteve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef Komisariati. Ndërkohë në krye te Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni.

Burime bejnë me dije se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të Policisë se Shtetit ku janë përfshirë edhe studentet ekselentë ku janë vendosur në emërimet e reja.

You may also like