Rruga e Rinasit me një sens kalimi, protestuesit përplasen me policinë

by admin
Spread the love

Qytetarët kanë dalë në protestë pas vendimit të ARRSH që rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah.

Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Një ditë më parë ata u shprehën se për disa metra furgonët e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë.

Për këtë arsye, sikurse njoftuan ata janë mbledhur sot për të protestuar. Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë. Efektivët nuk lejojnë protestuesit që të bllokojnë qarkullimin.

Sakaq, nëse nuk i jepet zgjidhje banorët paralajmërojnë se do të jenë aty çdo ditë, duke bllokuar rrugën e aeroportit. “Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, tha një prej tyre. Në një moment ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

You may also like