“Rruga drejt NATO-s një sinjal për Rusinë”, Zelensky: E Kuptoj frikën e disa vendeve

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s në Vilnius, ka folur në gjuhën ukrainase dhe është shprehur se Ukraina do të jetë gjithmonë një kontribues për sigurinë e përbashkët dhe i quan paketat e reja të mbështetjes së mbrojtjes “lajme pozitive”.

Ai shprehet se i është mirënjohës atyre liderëve që ndihmuan me paketën dhe për “hapat e rëndësishëm” në thjeshtimin e procesit të anëtarësimit në NATO të Ukrainës.

Zelensky shton se ushtarët ukrainas kanë dëshmuar se demokracia është më e fortë se sulmet terroriste nga Rusia

Zelensky gjithashtu ka vlerësuar rezultatet e samitit të deritanishëm, por vazhdon duke thënë se marrja e një ftese për anëtarësim në NATO, e cila nuk është ende zyrtarisht në tryezë, do të ishte rezultati ideal.

Stoltenberg dhe Zelensky po zhvillojnë një konferencë për mediat, ku ky i fundit shprehet se ajo që është më e rëndësishme është të kemi rezultate dhe ai mund të shohë disa pika specifike që e bëjnë Kievin më afër NATO-s.

Në përgjigje të një pyetjeje, Zelensky thotë se ai e kupton se disa njerëz kanë “frikë” të flasin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, sepse “askush nuk është i gatshëm të ketë një luftë botërore”.

Presidenti i Ukrainës pranon se vendi i tij nuk mund të jetë anëtar i aleancës ndërkohë që një luftë po zhvillohet brenda kufirit të saj.

I pyetur nëse aleatët kanë bërë mjaftueshëm për të treguar mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Zelensky thotë se NATO ka dhënë një sinjal, duke e krahasuar atë me kandidaturën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, dhe thotë se është një sinjal i fuqishëm për Rusinë se Ukraina do të jetë një shtet i pavarur.


Top Channel

You may also like