Rrotacioni i Interit, Inzagi kurseu 350… minuta

by admin
Spread the love

Futbolli ecën shpejt. Interi duhet të mendojë çdo 72 orë për një ndeshje dhe pas fitores me Bolonjën, trajneri Inzagi ka filluar planet për Atletikon. Kalendari është i ngjeshur dhe ashtu siç e përsërit shpesh trajneri, Interi është një klub që bën gjithçka për të luajtur sa më shumë ndeshje dhe në çdo kompeticion gjatë sezonit. Por është ai njeriu që duhet të gjejë çelësin e duhur për të kuruar detajet dhe për të ruajtur forcën e lojtarëve të rëndësishëm pavarësisht kalimit të javëve.

Që Inzagi di ta bëjë mirë këtë gjë e ka treguar në periudhën e fundit dhe e dëshmoi qartazi në përgatitjen e sfidave me Bolonjën dhe Atletikon. Formula dhe strategjia për të lënë pushim disa titullarë pa humbur pikë rrugës po funksionon. Në krahasim me të shkuarën e tij dhe me kolegët, Inzagi bën rrotacion të plotë që nga minuta e parë vetëm në rastet ekstreme, ashtu si në Kupën e Italisë të humbur me Bolonjën apo në ndeshjen e pestë të Champions-it kundër Benfikës.

Më së shumti, trajneri preferon një miks mes titullarëve dhe lojtarëve të stolit duke bërë zëvendësime gjatë lojës për të mos prishur në mënyrë totale ekuilibrat. Dhe pikërisht këtë bëri ndaj Bolonjës duke “hequr” nga këmbët e lojtarëve të tij 350 minuta.

LLOGARITË- Fundi i këtyre lëvizjeve në formacion bëri që Pavar, Dimarko dhe Lautaro Martinez të qëndronin në stol për 90 minuta, pavarësisht se askush nuk dëshiron ta shohë ndeshjen nga stoli. Në minutën e 60-të’ trajneri uli në stol 2 lojtarë të tjerë si Çalhanoglu dhe Mkitarian, që për 1 karton rrezikon pezullimin. Pesë minuta më vonë u larguan nga fusha Turam dhe Barela.

Në total janë 365 minuta çlodhje, që mund t’i shtosh këtu 45 minutat e Dumfrisit që u fut në fushë me fillimin e pjesës së dytë pasi Karlos Augusto qëndroi në dhomat e zhveshjes për shkak të dëmtimit. Kjo në fakt është dilema e vetme që mund të ketë trajneri Inzagi për duelin në Madrid, pasi nuk dihet nëse Darmian do të rikuperojë lodhjen në kohë (luajti majtas pjesën e mbetur kundër Bolonjës) apo do të jetë Dumfris nga minuta e parë. A e dini cila është mënyra e duhur për të shkuar në Madrid për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave? Kjo që po bën Inzagi. Duhet pritur vetëm fundi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like