Rrokulliset kamioni me targa të Shkupit, 30 emigrantë të lënduar

by admin
Spread the love




Një kamion në të cilin ka pasur emigrantë është rrokullisur në rrugën Udovo- Gjevgjeli, ndërsa si pasojë janë lënduar 30 emigrantë. Sipas informacioneve, në kamionin kanë qenë rreth 50 emigrantë.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia, të cilët kanë deklaruar se aksidenti ka ndodhë rreth orës 18:10.
“Është konfirmuar se bëhet fjalë për makinë ‘Skanija’ me rimorkio me targa të Shkupit. Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa janë gjet emigrantë në vendin e aksidentit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB, raporton SHENJA.


You may also like