Rritje e lehtë e numrit të infektuarve nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Bie numri i vdekshmërisë nga infektimet me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën kohore nga 14.03 deri 20.03.2022, janë regjistruar 15 raste të vdekjeve në 9 qytete të vendit, shifër kjo që është  55.9 për qind më pak në dallim nga java e kaluar. Numri më i madh i tyre është nga Shkupi, ndërsa në bazë të moshës 13 prej të vdekurve ishin mbi moshën 60 vjeç ndërsa nga një prej tyre rreth moshës 40-49 dhe 50-59 vjeç.

Ndërkaq, është rritur numri i infektimeve për 0.9 për qind. Sipas Institutit janë regjistruar 1.834 raste të reja pozitive me koronavirus në 32 qytetet të vendit. Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 6.6 për qind deri në 11.4 për qind, ndërsa numri më i madh i tyre është regjistruar në kryeqytet, 58.7 për qind, ndërsa icidenca më e lartë javore është shënuar në Kavadar.

Instituti i Shëndetit Publik

“Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat, më e zakonshmja është grupmosha e personave mbi 60 vjeç, 24.6 për qind, kurse numri më i vogël është regjistruar të grupmosha deri nëntë vjeç, 3.4 për qind. Në dallim nga java që lam pas, është shënuar rritje e nurmit të personave të infektuar deri në 49 vjeç, me një rritje të dukshme prej 19.5 për qind, dhe 14.5 për qind tek personat 20 deri 29 vjeç. Në grupmoshat mbi 50 vjeç ka rënie krahasuar me javën e kaluar, 12.3 për qind dhe 10.7 për qind te personat mbi 60 vjeç“

Gjatë javës së kaluar është shënuar rritje edhe tek riinfeksionet,  respektivisht 15.7 për qind më shumë.  Ndërsa  janë shëruar 1.772 të infektuar, që është  26.2 për qind më pak në dallim me javën paraprake. /SHENJA/


You may also like