Rritja e numrit të kuajve të egër në Australi, autoritetet marrin vendimin drastik – Shqip

by admin
Spread the love

Rritet shumë numri i kuajve të egër, autoritetet në Australi marrin vendimin drastik t’i qëllojnë me armë zjarri nga helikopterët për të reduktuar numrin e tyre. Në parkun Kombëtar Kosciuszko, numri i kuajve të egër ka arritur në 19 mijë dhe sipas vendimit te fundit, duan të reduktojnë këtë numër në vetëm 3 mijë ekzemplarë brenda vitit 2027.

Masa drastike ishte marrë edhe njëherë në vitin 2000, ku për 3 ditë u vranë me pushkë 600 ekzemplarë, por indinjata popullore detyroi autoritetet të bënin hapa pas e ta braktisnin këtë aksion. Arsyeja, sipas autoriteteve shtetërore është se kuajt e egër, ose brumbies, ndikojnë negativisht pasi speciet autoktone te kafshëve dhe bimëve janë drejt zhdukjes dhe i gjithe ekosistemi është në rrezik.

Për këtë, ndihen të detyruar të marrin masa ekstreme, që mund të etiketohen por edhe janë mizore. Ndërkohë që opozitarët e kësaj mase shprehen natyrisht kundër nismës, duke kujtuar se kuajt janë edhe pjesë e identitetit kombëtar.

Klan News

You may also like