Rritja e çmimeve, Putin: Perëndimi po na fajëson ne për gabimet e veta

by admin
Spread the love

Vladimir Putin pretendon se Perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta, duke vendosur embargo ndaj naftës ruse. Ai gjithashtu akuzoi shtetet perëndimore se po mashtrojnë popullsinë e tyre për rritjen e çmimeve.

Putin duke folur në televizionin shtetëror të vendit të tij, tha se çmimet do të vijojnë të rriten në të gjithë botën nëse presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk do të ndalet, duke iu referuar sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

“Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen. Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e krijuar e kanë sanksionet. Është shumë e çuditshme”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në furnizimin energjetik dhe nuk ka aspak faj për rritjen e çmimeve: “Çmimet po rriten sepse Perëndimi i bëri gabim llogaritë, mos na fajësoni neve”.

Ndërkohë, Ministria ruse e Financave tha se ka ndërmarrë masa për të kufizuar largimin e kapitalit dhe se do të punojë me Bankën Qendrore të vendit për të siguruar stabilitet financiar në Rusi.

You may also like