​Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë

by admin
Spread the love

Turqia priti 26.76 milionë turistë të huaj në shtatë muajt e parë të vitit 2023, zbuluan të premten shifrat zyrtare.

Numri i të ardhurve të huaj në periudhën janar-korrik u rrit me 16.22% në bazë vjetore, tha Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia, mirëpriti 36.5% vizitorë të huaj, ose gati 9.77 milionë, në periudhën shtatë mujore, shkruan AA.

Stambolli u pasua nga qyteti turistik mesdhetar i Antalias me 7.7 milionë turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Turqisë, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 2.7 milionë vizitorë të huaj.

Sa i përket kombësive të turistëve të huaj, Rusia zuri vendin e parë me 13% , gati 3.5 milionë vizitorë gjatë të njëjtës periudhë, e ndjekur nga Gjermania me 12% dhe Britania e Madhe me 7.71%.


Top Channel

You may also like