Rritet numri i të infektuarve me SIDË, për 8 muaj 34 raste të reja

by admin
Spread the love

Këtë vit, përfshirë edhe muajin gusht, janë regjistruar 34 raste të reja të infektimit me sëmundjen HIV/SIDA.
Nga fillimi i vitit deri tani më tepër raste janë regjistruar muajin e kaluar, gjegjësisht 8. Këtë e tregon RAPORTI më i ri i Institutit për Shëndet Publik, ndërsa i përpunuar nga Reparti për epidemiologji dhe sëmundje infektive.
Pjesa më e madhe janë meshkuj, ndërsa vetëm katër janë gra.
Mes të infektuarve janë edhe dy të moshës 20 vjeçare. Më i moshuari ka 59 vjet. Më tepër të infektuar ka në Shkup.
Në periudhën nga muaji janar deri në gusht nuk janë regjistruar raste të vdekjes nga SIDA. /SHENJA/

MARKETING




You may also like