Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc, Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në nivelin maksimal, derisa rritje ka edhe në liqenin e Badocit. Megjithatë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon thirrja për moskeqpërdorim të ujit të pijes.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për EO, se falë reshjeve të fundit, niveli i liqeneve është rritur.

Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin për pije e higjienë dhe jo për ujitje.

“Nivelin e ujit në liqenin e Batllavës e kemi në maksimum, pra është në kuotën maksimale të kapërderdhjes, është duke u kapërderdhur. Ngritje të lehtë kemi edhe në liqenin e Badovcit. Është rritur për 2 metra e gjysmë, dhe tash e kemi 4 metra e gjysmë nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”.

“Kapacitetet janë këto që janë. Numri i konsumatorëve po rritet çdo ditë e më shumë. Kështu që pasi po rritet numri i konsumatorëve atëherë duhet të jetë edhe vetëdijesimi më i lartë për një shpenzim sa më racional të ujit të pijshëm sepse nëse vetëdijesohemi që ujin ta përdorim për pije dhe për higjienë, dhe jo për destinime tjera të paarsyeshme do të kemi ujë mjaftueshëm”, është shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sfidë për këtë kompani është numri i vogël i stafit, e për këtë, Mjeku thotë se kryejnë punë edhe jashtë kompetencave që i kanë.

“Po çdo kompani ka mungesë stafi, sidomos është ajo mosha para pensionimit. Mirëpo këta që jemi mundohemi t’i kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë. Ne nuk kryejmë punë në kompani vetëm me përshkrimin e vendeve të punës, por i bëjmë edhe punët e tjera, jo vetëm unë por edhe stafi tjetër vetëm që KRU ‘Prishtina’ të dalë sa më mirë para publikut dhe qytetarët të kenë shërbime sa më cilësore”, u shpreh tutje ajo./EO

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like