Rritet ndjeshëm varfëria dhe pasuria ekstreme – Shqip

by admin
Spread the love

“1% E TË PASURVE POSEDOJNË 2/3 E PASURISË GLOBALE”

Çdo i dhjeti njeri në botë është i urritur, kurse njëkohësisht shumë kompani realizojnë profite maramendëse nga kriza. 95 kompani energjetike dhe për produkte ushqimore më shumë se dyfishi kanë rritur profitin e tyre në vitin 2022 – thuhet në raportin e OKSFAM.

Siç thuhet në raportin “Mbijetesa e më të pasurve”, të cilin  organizatë ndërkombëtare humanitare -OKSFAM e ka prezantuar në Forumin e Davosit, ic percjell KlanM, varfëria dhe pasuria ekstreme rriten njëkohësisht për hetë të parë në 25 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të OKSFAM-it, deri në vitin 2020 përqindja më e pasur e njerëzimit ka pasur 26 trilionë dollarë, kurse 99% të tjerët 16 trilionë dollar amerikan.

Në vitin e kaluar, sic njofton KlanM, pasuria e miliarderëve sërish është ngritur, në vecanti për shkak të rritjes së profitit të kompanive energjetike dhe të ushqimit, duke llogaritur këtu edhe 95 kompani të cilët vitin e kaluar kanë rritur fitimet më shumë së dyfishi.

Sipas OKSFAM-it, së paku 1.7 miliardë punëtorë jetojnë në vende ku inflacioni është më i lartë se rritja e pagave. Afërsisht, sic percjell KlanM, cdo i dhjeti njeri në botë është i urritur. Siç thuhet në raport, 60% e të urriturve në botë janë gra dhe vajza të reja.

Njëkohësisht, tre e katërta e të gjitha qeverive planifikojnë t`i ulin harxhimet në sektorin publik, sic janë arsimi dhe shëndetësia. Në këtë kontekst, sic percjell KlanM, kjo organizatë u ka bërë thirrje qeverive ta kundërshtojnë këtë trend me tatime për tepricën e profitit dhe pasurisë maramendëse. “OKSFAM” kërkon tatime për tepricën e profitit prej së paku 50%, për shkak se sic thonë “kanë dështuar planet paraprake për taksa për profiterët e krizave”.

Të ardhurat e realizuara në këtë mënyrë duhet të investohen në përmirësimin e sigurisë sociale, arsimit dhe shëndetësisë që të luftohet pabarazia dhe varfëria – thuhet në raportin e OKSFAM-it. 

https://www.oxfam.org/en/take-action/campaigns/survival-of-the-richest

You may also like