“Rri te parkingu i PD për një shampo”, Mërtiri reagon pas debatit të ashpër me Bushatin

by admin
Spread the love

Debati mes studiuesit Ergys Mërtiri dhe analistit Andi Bushati në një studio televizive agravoi deri në pikën sa ky i fundit t’i thoshte “ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi”.

Gjithçka nisi gjatë një diskutimi lidhur me vendimin e opozitës për të votuar zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut. Mërtiri nuk binte dakord Bushatin, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut. Mërtiri i është rikthyer këtij debati duke bërë një shkrim në faqen e tij në facebook.

Statusi i Mërtirit:

“Sic mund ta keni pare dhe neper media, te enjten ne emisionin Open, u perfshiva ne nje debat banal sulmesh personale te ndersjellta, te cilat nuk jane ne perputhje me nivelin, profilin dhe karakterin tim. Sado qe u perpoqa te ruaja qetesine dhe te mos bie ne kurth, nuk ia dola dot plotesisht, gje per te cilen me vjen keq.

Sidoqofte, qellimi nuk eshte per te folur per ngjarjen ne vetvete. Jam mesuar tashme te perballem me lloj-lloj situatash dhe nuk do te merrja mundimin te shkruaja per kete nese gjithcka do te ishte thjesht nje episod, prapa te cilit nuk ka nje fenomen, qe tregon kalbesine e sistemit te medias dhe politikes ne kete vend. Pertej vete ngjarjes, menyra e trajtimit te saj dhe perdorimi instrumental nga nje armate propagandistike, na rrefen degjenerimin e komunikimit, informimit, mendimit dhe debatit ne kete vend. Eshte nje infrastrukture e tere poshtersie e cila mban peng realitetin shqiptar ne keneten ku jetojme dhe nje nga shkaqet kryesore pse ky vend nuk ndryshon.

Per paranteze, me duhet te them se me deshperon fakti se, gjate ketyre muajve, te pakten qe kur ka shperthyer sherrnaja ne opozite, shoh shume prej miqve te mi, qe nuk prononcohen. Ne biseda private, shumica prej tyre me thone se iu hane duart, por nuk perfshihen sepse e dine qe do t’iu duhet te perballen me sulme nga me ordineret dhe te paskrupulltat, cfare natyrisht eshte nje kosto e pakendshme. Madje shume prej tyre me keshillojne edhe mua te bej te njejten gje. Nder te tjera me thone se: Kjo nuk eshte lufta jote, dhe nuk ia vlen te perfshihesh.

E di qe, ne njefare kuptimi kane te drejte, por nuk dua ta pranoj. Ne rradhe te pare nuk dua ta pranoj qe te dorezohemi perballe disa goreve qe kercenojne lirine e fjales, duke sulmuar, lincuar e peshtyre kedo qe ka guximin ta shprehe hapur mendimin e vet. Nuk dua te pranoj gjithashtu qe, diskuri publik te mbese monopol i militanteve edhe mercenareve, aq me teper kur shoh njerez te paafte, medioker, injorante, te korruptuar deri edhe tek ish bashkepunetore te sigurimit te shtetit, me soj e sorrollop, te sundojne hapesiren publike te ketij vendi. Ndoshta sedra personale, por edhe kokederrsia nuk me lene te dorezohem e te qep gojen. Kjo me ben pastaj te mendoj se, kjo eshte pikerisht lufta jone, jo e Bashes dhe Berishes, jo per Bashen dhe Berishen. Kjo eshte tashme lufte per te drejten tone te fjales kunder poshtersise se atyre qe duan te na mbyllin gojen.

Gjithsesi, dalim tek fenomeni. Eshte per te ardhur keq qe, 30 vjet pas renies se komunizmit, debati publik shqiptar gjendet ne nje nivel banal bulverizmi, ku askush nuk merret me faktet, logjiken, idete, argumentet, por vetem me inskenime qellimesh te fshehta prapa aktoreve qe i artikulojne ato. Ky eshte nje mentalitet i mbrapshte i trasheguar nga nje kulture primitive pergjate 5 dekadave komunizem, ku prapa ideve te padeshirueshme nga pushteti, kerkoheshin gjithmone grupe armiqesore me qellime kriminale. Kjo eshte menyra me barbare sesi mund te vritet mendimi, e verteta dhe liria e shprehjes, dhe ne shumicen e rasteve, kjo kulture kultivohet qellimisht per te sunduar me lehte.

Ne kete sfond eshte e ndertuar e gjithe struktura jone e komunikimit dhe te gjithe instrumentet e kontrollit apo luftes mbi kontrollin e mendjeve te njerezve. Eshte nje sistem i tere qe e mban publikun ne nje gjendje te tille barbarie qe nis qe nga televizioni, e perfundon tek komentuesit fundore ne rrjetet sociale.

Panelet e debateve televizive ndertohen ne nje menyre te atille qe te mos thuhet asgje. Debati duhet te zhillohet gjithmone ne nje gjendje kakofonie te plote ku nuk merr vesh i pari te dytin. Thelbi eshte qe publiku te mos merret me faktet apo argumentet, por me personazhet qe i artikulojne ato. Publiku nuk konsiderohet si nje entitet i interesuar mbi te verteten, por si tifoz i perfshire ne zallamahine e spektaklit televiziv.”-shkruan Mertiri.

You may also like