Rrëshkitja e papritur e dheut godet tragjikisht komunitetin e veçuar të peshkatarëve në Alaskë (fotot)

by admin
Spread the love

Tre njerëz janë vrarë dhe tre janë të humbur pasi një rrëshkitje e papritur dheu u shemb poshtë një mali me pyje të dendur duke goditur banesat e një komuniteti të largët peshkatar në juglindje të Alaskës në SHBA.

Rrëshkitja e dheut mbrëmjen e djeshme hapi vetëm një kanal të çuditshëm rreth 150 të gjerë pas shirave që kishin rënë gjatë ditës. Reshjet nuk janë diçka e re për parkun Wrangell, i cili strehon komunitetin ishullor prej 2,000 banorësh, rreth 250 km në jug të qendrës Juneau.

Grupet e shpëtimit kishin gjetur trupin e një vajze mëngjesin e sotëm dhe më pas dy trupa të rriturish u gjetën pas kërkimeve me dron.

Ende tre persona janë të humbur nga tragjedia për të cilët po kërkojnë grupet e rojës bregdetare dhe të policisë.

Viktimat gjendeshin në dy nga tre shtëpitë e goditura nga rrëshkitja e dheut.

“Komuniteti ynë është rezistent,” tha administratori lokal Mason Villarma për rrjetin Associated Press pas tragjedisë. “Jemi të goditur por rezistojmë dhe do të gjejmë të gjithë të humburit”.

Në Wrangell ranë rreth 20 cm shi natën e tragjedisë dhe kishte erëra deri në 90 km në orë, tha hidrologu vendas Aaron Jacobs, ndërsa disa raportime të tjera për rrëshkitje dheu kishte dhe në zonën Ketchikan në Alaskë.

Wrangell është një nga komunitetet më të vjetra të të bardhëve në Alaska i themeluar në 1811 nga rusët e ardhur që tregonin me vendasit Tlingits, sipas të dhënave historike.

Tlingitët, rusët e amerikanët përfshihen të gjithë në influencat kulturore të Wrangell.


Top Channel

You may also like