Rrëmbim si në filma në mes të rrugës | Plagoset një polic, rrëmbehet i burgosuri nga furgoni i Policisë së Burgut

by admin
Spread the love

Një pjesëtar i policisë së Burgut të Idrizovës është plagosur mbrëmë  pasi automjeti i tyre është ndjekur dhe sulmuar gjatë transportit të një të burgosuri që po merrte ndihmë mjekësore, shkruajnë portalet në gjuhë maqedonase.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare vetura e policisë së burgut ka qenë duke lëvizur në drejtim të burgut të Idrizovës, kur persona të panjohur me një veturë tjetër i kanë prerë rrugën, kanë goditur veturën në të cilën ndodhej i burgosuri dhe janë përleshur me pjesëtarët e policisë së burgut.

Gjatë ngjarjes, siç thuhet, është plagosur një pjesëtar i policisë së burgjeve, ndërsa banditët kanë arritur ta marrin nga policia edhe të burgosurin, i cili sipas informacioneve është dënuar për vrasje, por për momentin nuk dihet identiteti i tij, përcjell Shqip.

 

You may also like