rrëfimi i një nxënësi musliman për atë që përjetoi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekipet e shpëtimit në Indonezi vazhdojnë të kërkojnë për ata që janë varrosur në rrënoja një ditë pasi një tërmet i fuqishëm shkatërroi një qytet në provincën e Java-s Perëndimore të Indonezisë, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur qindra.

Dedi Prasetyo, një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve Antara se qindra oficerë policie ishin bashkuar me ekipet e shpëtimit në qytetin Cianjur. Qyteti me 175,000 banorë ndodhet në rajonin malor të Java-s Perëndimore, provinca indoneziane me popullsi më të dendur.

“Detyra kryesore është evakuimi i viktimave,” tha Prasetyo.

Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridëan Kamil tha se të paktën 162 njerëz u vranë nga tërmeti, duke përfshirë shumë fëmijë, ndërsa më shumë se 300 njerëz u plagosën. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) konfirmoi numrin.

Guvernatori paralajmëroi se disa banorë janë bllokuar në vende të izoluara dhe se numri i viktimave mund të rritet.

Në mesin e viktimave ka nxënës të një konvikti musliman, si dhe njerëz që ndodheshin në shtëpitë e tyre kur u shembën çatitë dhe muret.

“Dhoma u shemb dhe këmbët e mia u varrosën papritur nën rrënoja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha nxënësi14-vjeçar Aprizal Mulyadi për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se u tërhoq në siguri nga shoku i tij Zulfikar, i cili më vonë vdiq pasi u bllokua nën rrënoja.

“Isha i dëshpëruar kur e pashë ashtu, por nuk munda ta ndihmoja sepse i lëndova këmbët dhe shpinën”, tha ai.

Rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike

Duke raportuar nga Spitali Rumah Sakit Sayang, reporterja e Al Jazeera-s, Jessica Ëashington tha se punonjësit mjekësorë u detyruan të trajtonin pacientët në parkingun jashtë spitalit, sepse muret e spitalit ishin dëmtuar rëndë gjatë tërmetit.

“Shumë viktima në këtë spital janë fëmijë me lëndime në kokë. Shumë nga fëmijët gjithashtu kanë fraktura dhe zyrtarët thonë se dhjetëra prej tyre kanë vdekur,” tha ajo.

Të paktën 2,200 shtëpi u dëmtuan nga tërmeti, i cili u ndje fuqishëm rreth 75 kilometra larg në kryeqytetin Xhakarta, ndërsa rreth 13,000 njerëz u evakuuan në strehimore, tha guvernatori.

Përpjekjet e shpëtimit janë komplikuar nga ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona dhe më shumë se 80 pasgoditje.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e zjarrit e Paqësorit, një zonë sizmikisht jashtëzakonisht aktive ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar tërmete dhe vullkane të shumta. /tesheshi.com/

You may also like