Rrëfimi emocionues i mbrojtësit brazilian të Shakhtarit, tregon detajet nga ikja prej Kievit

by admin
Spread the love

Lufta në Ukrainë vazhdon dhe të rrezikuar janë edhe lojtarët e ekipeve vendase.

Megjithatë, shumë shtete i kanë larguar nga lufta futbollistët e tyre. Ky është edhe rasti i Marlon, mbrojtësit të Shakhtar Donetsk, i cili foli për mediat braziliane pasi u largua nga Kievi dhe mbërriti në shtëpi.

“Mund të dëgjonim zhurmën e avionëve luftarakë që kalonin mbi ndërtesat tona, mund të dëgjonim shpërthimin e bombave. Ishte e vështirë të ruanim qetësinë edhe pse u mblodhëm dhe u lutëm. Gratë ishin shumë të forta”.

Ish-lojtari i Sassuolo është një nga brazilianët e shumtë që janë larguar nga Ukraina në orët e fundit pas pushtimit të Rusisë për t’u kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, siç raporton Sportmediaset, qeveria e Jair Bolsonaro ka njoftuar se dy avionë transportues të Forcave Ajrore do të nisen sot drejt Europës nga shteti Pernambuco, në veri-lindje, për të riatdhesuar dhjetëra brazilianë që kanë ikur në Poloni dhe në vende të tjera në kufi me Ukrainën, ku jetojnë rreth 500 brazilianë

You may also like