Rrëfime ekskluzive, takime dashurie dhe çifte finaliste, çfarë do të ndodhë nesër në gjysmëfinalen e Love Island Albania? – Shqip

by admin
Spread the love

Kjo javë ka qenë e mbushur me ndodhi dhe ngjarje nga më të ndryshmet të cilat kanë ndryshuar dinamikat e lojës, deklarata në çift dhe rrëfime ekskluzive.

Futja e Xhoanës në vilën e dashurisë ka ndryshuar situatën dhe ka trazuar ujërat, një prej çifteve nuk ka fjetur i qetë pasi ajo i ka ngacmuar gjatë gjithë kohës dhe ka kërkuar sqarime me ta.

Dalja e Xhoanës nga vila dhe deklarata e saj që ishte në një njohje jashtë la pas shumë kuriozitet, çfarë do të ndodhë nesër në përballjen e saj me ishullorët?

Të gjitha ngjarjet e ndodhura do të diskutohen nesër në super ‘Prime-n’ e gjysmëfinales, në orën 21:00, në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Ju tashmë e dini që një prej çifteve do të largohet nga vila. Luana ditën e djeshme gjatë momenteve që ishte në vilë, bëri një lajmërim shumë të rëndësishëm, hapi një televotim. Nxitoni të dhuroni sa më shumë vota dashurie për çiftin tuaj më të pëlqyer, çifti që ka më pak vota do të largohet nga vila.

Kush do të jenë çiftet finaliste? Këtë mund ta zbuloni nesër gjatë LIVE show-t.

Gjatë LIVE show-t do të ndiqni 2 rrëfime të sinqerta të ishullorëve. Cili prej tyre ka rrëfyer historinë e tij të jetës?

Këto dhe shumë të tjera do ti zbuloni në super show-n e ditës së nesërme në orën 21:00 në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe opinionistët Olti Curri e Dalina Buzi./LoveIslandAlbania

You may also like