Rrëfehet John Terry: I detyrohem gjithçka Ranierit, Conte më riktheu në formë

by admin
Spread the love

Ish-kapiteni legjendar i Chelseat, John Terry ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky” për emisionin “Historia Ime”, ku ka folur fjalë shumë të mira për trajnerët italianë me të cilët ka bashkëpunuar në klubin londinez:

“I detyrohem gjithçka Ranierit, besoi tek unë që në fillim. Zola, Vialli dhe Di Matteo ndryshuan kulturën e klubit. Ancelotti është një nga trajnerët më kërkues që kam patur, ndërsa më ka pëlqyer puna me Conten.

Ai më riktheu në formë: nuk kishte më pije me gaz dhe ketchup”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi, që u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2018. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like