Rrëfehet Eriksson: Lazio maksimumi i karrierës time, Maradona më i miri

by admin
Spread the love

“Te Lazio kam kaluar periudhën më të mirë të karrierës sime. Fitova 7 trofe në më pak se 4 vjet”, ka thënë Sven- Goran Eriksson në një intervistë të dhënë për “The Guardian”.

Tekniku tregon për aventurën e tij në Itali dhe jo vetëm: “Kur pranova që të drejtoja kombëtaren e Anglisë, Nesta erdhi dhe më kërkoi të qëndroja. Doja të provoja që të mbaja të dyja pankinat, por ishte e pamundur dhe dhashë dorëheqjen.

Mihajlovic? Mendonte se ishte më i miri në gjithçka. Me të, kur gjuaje një goditje dënimi ishte sikur të gjuaje një penallti. E majta e tij ishte më e mirë se e djathta e Beckham”.

Eriksson nisi aventurën e tij në Itali me Romën, më pas shkoi tek Fiorentina, Sampdoria dhe në fund Lazio.

“Falcao? Një futbollist fenomenal, në një ndeshje kundër Napolit luajti më mirë se Maradona. Diego ishte një njeri i thjeshtë. Kam darkuar me të disa herë kur jetonte në Dubai. Mendoj se është ndikuar nga njerëz të këqij gjatë gjithë jetës së tij. Si lojtar ka qenë më i madhi i të gjitha kohërave.

Baggio, që e kam stërvitur te Fiorentina, ka qenë lojtari më i talentuar së bashku me Rooney. Roberto kishte gjithçka: teknikë, vizion, ritëm. Më kujtohet një ndeshje kundër Milanit të Sacchit në transfertë. Dy herë kaluam mesfushën dhe shënuam dy gola me Baggion. Në mbrotje kuqezinjtë kishin lojtarë si Baresi, Maldini, Costacurta dhe Tassotti”.

Suedezi flet edhe për Roberto Mancinin: “Te Sampdoria dirigjonte klubin. Ishte i përfshirë në gjithçka, si një djalë për presidentin Mantovani”, ka përfunduar Eriksson. / Oversport.tv

You may also like