Rrahmani nuk luan ndaj Torinos, do të jetë gati për Barçën

by admin
Spread the love

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do t’i mungoj skuadrës së Napolit në duelin e radhës në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Rrahmani nuk do të aktivizohet ndaj Torinos për shkak të lëndimit të pësuar në duelin e fundit.

Mësohet se lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz por te Napoli kanë vendosur ta pushojnë 30-vjeçarin për Torinon, në mënyrë që të jetë i gatshëm për duelin e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Napoli, të premten mbrëma luan në shtëpi me Torinon në kuadër të xhiros së 28-t të kampionatit italian, përpara se të martën tjetër të përballet në udhëtim me Barcelonën.

Napoli ka luajtur 1:1 me Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit dhe në Spanjë synon kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare.

Rrahmani, i cili u zëvendësua në minutën e 65-të në fitoren e Napolit 2:1 ndaj Juventusit, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme me Barcelonën.

You may also like