Rrahmani hedh pas krahëve dëmtimin, mbrojtësi gati për supersfidën ndaj Interit

by admin
Spread the love

Më 4 janar, Serie A rikthehet me një supersfidë mes Napolit dhe Interi, e cila do të transmetohet Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Pak ditë përpara kësaj përballje, lajme të mira vijnë për teknikun napolitan, Luciano Spalletti.

Amir Rrahmani është rikthyer nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit 63-vjeçar në këtë sfidë. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, pësoi një dëmtim para pak muajsh, që e detyroi këtë të fundit të qëndronte jashtë për tre muaj. Tashmë për Spallettin është në dispozicion një armë shtesë si kapiteni i Kosovës që në ndeshjet e para të sezonit ishte një nga pikat kyçe të ekipit.

Mirëpo nuk është vetëm 28-vjeçari arma shtesë e Napolit për rifillimin e sezonit. Sirigu dhe Demme janë rikthyer por vetëm portieri dhe ka zhvilluar një seancë stërvitore të plotë me lojtarët e tjerë të grupit. Mesfushori gjerman nuk është plotësisht gati dhe shpreson të rikuperohet së shpejti. /oversport.tv

You may also like