Rrah nënën dhe vëllanë, arrestohet i dyshuari

by admin
Spread the love

Të premten një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllanë e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor, raporton Shqip.

“Prishtinë 07.07.2023 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllanë e tij. Viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like