Roveshata e Garnachos, Ten Hag: Është ende herët, por mund të them që është goli i sezonit

by admin
Spread the love

Manchester United mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Everton mbrëmjen e së dielës, por vëmendje më të madhe se vetë rezultati mori goli i Alejandro Garnacho-s.

Sulmuesi 19-vjeçar i “Djajve të Kuq” shënoi me një roveshatë që i mahniti të gjithë, ndërsa rrëmbeu kryetitujt e medieve botërore të sportit.

Duke komentuar pikërisht atë “kryevepër” pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u shpreh se ndonëse është ende herët, realizimi i Garnacho-s mund të jetë goli i vitit.

“Një gol i pabesueshëm, i klasit botëror. Është ende herët, por tashmë mund të konsiderohet si goli i sezonit. Nuk është hera e parë që unë kam parë një gjest teknik të tillë, por nëse do të arrijë nivelet e Rooney-t dhe Ronaldo-s, do të duhet të shënojë 20-25 gola në çdo sezon. Nuk është e lehtë, duhet punë e vështirë, por ai ka të gjithë potencialin për ta bërë këtë”-deklaroi Te Hag.


Top Channel

You may also like