Rovena Dilo sikur e ka ditur që na duhej një baladë vjeshte

by admin
Spread the love

Vjeshta është stina e mendimeve, mbase dhe dashurisë së shkuar, kujtimeve dhe melankolisë. Të gjitha këto ndjesi na i ka bërë bashkë Rovena Dilo me “Meduzën” e saj.
“Meduza” e ka rikthyer artisten në skenën e “Kënga Magjike 2021” kësaj here si interpretuese e jo një kënge me ritëm, siç kanë qenë “Ne do puthemi”, apo “Cinderella”, por një baladë dashurie që do ju bëjë t’i ktheheni disa herë.
Sa nga ju po pyesin tani çfarë është “meduza”? Apo cila është historia e kësaj figure që rrjedh nga mitologjia greke?
“Meduza” u kthye nga njeri ne gur, pasi njohja e saj me Poseidonin mërziti shumë Athinanë dhe si mallkim ajo i shndërroi flokët e bukur të Meduzës në gjarpërinj dhe e shpërfytyroi. Pamja e saj (pas kësaj) bënte që çdo qenie e gjallë që e shikonte në sy, të kthehej në gur.
Kaq ka mjaftuar që me nota melankolie, Rovena të sjellë “Meduzën” e saj si një fabul dashurie, me një tekst të shkruar nga vetë ajo, të përkthyer në një vepër arti.
Gjykimin e plotë po jua lëmë juve në dorë, pasi të keni dëgjuar të plotë.

Një ndër baladat më të suksesshme të Dilos është edhe “Dorëzohem”, suksesin e të cilës e sfidon hapur “Meduza”./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like