Roth në Shkup: Nuk është koha për ta shantazhuar njëri-tjetrin!

by admin
Spread the love

Amendamentet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por janë të nevojshme dhe për këtë dua t’i inkurajoj kolegët e mi këtu në parlament, në qeveri që të bëjnë maksimumin për ta kthyer vendin në rrugën evropiane, tha sot në Shkup kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth.

“Nuk është koha për të shantazhuar njëri-tjetrin”. Mendoj se pritshmëritë nga BE-ja janë të qarta, sepse së pari ne jemi një bashkim vlerash të përbashkëta, jemi shumë më tepër se një treg i vetëm. Të gjitha vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Nuk do të hyj në detaje, kam dëgjuar thashetheme për amnisti, por mendoj se për këtë do të duhet të vendosin politikanët vendas”, deklaroi diplomati gjerman. /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like