Rotacion ndaj Laçit, Çela: Përqendrimi çelësi, i ndodhi edhe Tiranës

by admin
Spread the love

Emiljano Çela është një emër i njohur për Laçin, pasi në vitin 2013 shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Bylisit dhe u dha kurbinasve trofeun e parë të rëndësishëm. Tani ai kthehet në Laç si kundërshtar, në pankinën e Kastriotit.

Çela ka folur fillimisht për humbjen e pësuar në Korçë kundër Skënderbeut: “Kishim entuziazëm dhe vazhdimësi, erdhi një humbje e papritur ndaj Skënderbeut. Përqendrimi dhe shpirti i garës janë cilësi të mira. Janë ekipe më të mëdha, që pa shpirt gare dhe përqendrim dështojnë. Kjo po ndodh edhe me Tiranën, kjo na ndodhi edhe ne”.

“Ne objektivin tonë e kemi realizuar, edhe pse jo matematikisht. Do të jemi të kujdesshëm, kalendari na favorizon. Kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të mundohemi të marrim maksimumin dhe mos të ndjejmë rrezik nga pas”, shtoi në vijim Çela, i cili pritet të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tij kundër Laçit.

“Grupin e kemi të plotë, ka shenja lodhje sepse kemi pasur ngarkesë. Kemi luajtur ndeshje të vështira, kemi pasur ndeshje shumë të forta dhe i kemi luajtur si finale. Ndaj edhe lodhja ndihet. Fatmirësisht kemi grup të plotë dhe lojtarët e tjerë shpresoj se do të përfaqësohen denjësisht. Këtë ndeshje do të ketë rotacion, por me kujdes dhe nuk mund të bëhet një ndryshim masiv”. / oversport.tv

You may also like