Ronaldo tregohet arrogant, i hedh ujë kameramanit dhe i thotë të largohet pas barazimit të Al Nassr – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo u shfaq duke hedhur ujë mbi një kameraman dhe i tha të largohej pas barazimit të Al Nassr kundër Al Shabab.

Ronaldo mbeti duarbosh teksa Al Nassr barazoi 0-0 me Al Shabab në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma.

Ai hyri në ndeshje si zëvendësues në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndikojë në lojë.

Por, ai tregoi një figurë të frustruar pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa shprehu zemërimin e tij mbi një kameraman.

Ndërsa po pinte ujë, 38-vjeçari dukej se i hodhi atë një kameramani dhe më pas i bëri shenjë që të largohej në një shpërthim të furishëm.

Ronaldo i bëri jehonë një mendimi të ngjashëm në rrjetet sociale teksa bëri të njohura ndjenjat e tij.

“Ndeshja e parë e vështirë në fazën e grupeve! Kanë mbetur edhe 2 ndeshje. Ne vazhdojmë të luftojmë!”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

You may also like