Ronaldo Sharka reagon për herë të parë pas daljes nga BBV. Paralajmëron rihyrjen sërish?

by admin
Spread the love

Gazetari dhe moderatori i njohur Ronaldo Sharka, i cili u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip gjatë spektaklit të së martës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Edhe pse ishte kryefjala e javës së fundit, gazetari nuk ia doli të qëndronte në shtëpi, pasi publiku zgjodhi që të mbante ende në lojë Efin, Kiarën dhe Bledin.

Në postimin e tij në rrjete sociale, gazetari shkruan se mund të humbasësh lojën, por e rëndësishme është mos të humbasësh fytyrën dhe dinjitetin. Më tej, Ronaldo nënvizon se ndonjëherë të vendosësh maskë përkthehet në sukses ndërsa me nota humori, gazetari paralajmëron se do të marrë pjesë sërish në Big Brother Vip 3.

Postimi i plotë i marrë në faqen zyrtare të Ronaldos në Instagram-in e tij zyrtare:

“Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP.

Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.

U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj.

Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish: Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni.

Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3.

You may also like