Ronaldo kërkon që Luis Enrique të zëvendësojë Solskjaer

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është i ‘etur’ që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e Old Trafford, raporton ‘SkySports’.

United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes.

Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët për vendin e lirë në Old Trafford, dhe tani kuptohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është kalibri i duhur i trajnerit për t’i mundësuar United të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpool dhe Chelsea.

Enrique fitoi trefishin me Barcelonën në 2015.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është pa punë që kur u largua nga Bernabeu në maj, dhe menaxheri aktual i Ajax-it, Erik Ten Hag, janë gjithashtu emra që United pritet të marrë në konsideratë.

/Insporti.

You may also like