Ronaldo gati të qëndrojë edhe pa Champions, Ten Hag e merr vendimin final

by admin
Spread the love

Rikthimi në Angli pas 13 vitesh nuk ka qenë shumë i këndshëm për Cristiano Ronaldon, që për herë të parë në 19 vitet e fundit nuk do të luajë në Champions League.

Në aspekt personal sezoni i portugezit në Manchester nuk ka qenë i keq, sepse ka arritur të shënojë 18 gola në kampionat dhe 6 Champions, por mos kualifikimi në turneun më prestigjioz të Europës ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Sipas asaj që shkrun “The Sun”, pavarësisht mungesës në Champions, Ronaldo është i gatshëm që të qëndrojë tek “djajtë e kuq”, por do të jetë tekniku i ri Erik ten Hag ai që do të vendosë, nëse do të bazojë projektin  e tij te portugezi apo do të besojë tek lojtarët e rinj. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

 

You may also like