Ronald Bejko zbulon se kush fshihet pas përjashtimit të Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit nga PD

by admin
Spread the love

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, teksa komentoi zhvillimet e ditëve të fundit brenda selisë blu, foli edhe për takimet e zyrtarëve amerikanë me Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhi.

Bejko gjithashtu foli për ngutje nga ana e zotit Berisha për ta marrë partinë menjëherë, duke thënë se ishte pikërisht ai që caktoi datën 22 maj për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Komenti i Bejkos:

“Nuk mund të pranoj që pas 35 vitesh pluralizëm të kem kryetar partie dhe Kryeministër një person ‘non grata’ të SHBA. Nuk mund të pranoj që partia ime të bëjë peticione kundër linjës së SHBA. Sa i takon kthimit të disa figurave, është bërë gabim që me largimin e tyre. Shumica e grupit mungonte. Këta janë njerëz që e njohin mirë politikën dhe nuk ka dosje që zoti Berisha ti përdorë si të kapur.

Mendoni se i largoi vetëm zoti Basha? I largoi dyshja Basha-Berisha. Nuk mund të bënte Basha asgjë në kokën e vetë pa dijeninë e Berishës.  Zoti Patozi tregoi karakter që nuk pranoi të kthehet.

Tregoi integritet duke treguar që politika bëhet edhe pa shkuar në forume. Kur PD mori vendim për përjashtimin e Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit, kam bërë një shkrim sa që në PD nuk më flisnin me gojë dhe më kanë sulmuar edhe personalisht, edhe njerëz të afërt dhe ndodhi që dy tre ditë më vonë u bë një miting që bënte PD para parlamentit, nuk më fliste njeri me gojë, vetëm se kërkoja të mos denigrohej vajza e Azem Hajdarit. Kam kërkuar të hiqet dorë nga anatemimi.”, tha Bejko.

You may also like