Romeo Kara sfidon publikisht Sali Berishën dhe i dërgon mesazhin e fortë

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatë ‘Foltores’ që mbajti online me mbështetësit e tij në SHBA, se ndaj tij nuk kanë gjetur asnjë provë dhe e akuzojnë kot.

“100 vite të kërkojnë në arkiva kurrë nuk do të gjejnë një dokument të vetëm që të faktojnë akuzën e turpshme që i kanë bërë Sali Berishës.”, u shpreh ai dje.

Pas kësaj deklarate të Berishës ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se ai personalisht brenda një muaji ia gjeti shkeljet Berishës. Jo vetëm kaq, por Romeo Kara paralajmëron se nëse do ta lejonin, e dinte ai vet se ku do ta mbante frymën.

“Ne ate krah fli ti.Une t’i gjeta brenda muajit.
Po te me lejonin, e di mire ti se ku do e mbaja frymen. Me kete retorike genjen veç veten dhe sejmenet qe te vijne nga pas, qe e shohin si mundesi te arte jetese korrupsionin qe ti e ke ngritur ne sistem.”, shkruan Romeo Kara.

You may also like