Romeo Kara nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, Berishës po i kthehet karma, pasi gjithë jetën ka sunduar përmes terrorit, destabilizimit dhe ndëshkimit. Romeo Kara shkruan se Berisha dëshiron në të vërtetë një revolucion-antirevolucion.

Postimi i plotë:

“Revolucioni sociale janë ndryshime të papritura në strukturën dhe natyrën e shoqërisë. Revolucioni para se gjithash nenkupton kthese, ndryshime të papritura, të shpejta dhe drastike, që zakonisht zëvendësojnë status quo-në.

Kur paralajmerohet nje revolucion, dy ngjarje shfaqen ne horizon, kthesa me ndryshimet e papritura dhe mbreterimi per disa kohe i terrorit, The Reign of Terror. Kjo eshte simbolika revolucionare.

Tre faktorët që çuan në revolucionin francez ishin: Iluminizmi qe përhapi idenë se të gjithë ishin të barabartë, dështimi ekonomik ku taksat rriteshin dhe fitimi ulej duke sjelle si pasoje pakësimin e furnizimit me ushqime dhe mospëlqimi ndaj Marie Antoinettes si dhe shpenzimet e saj që e lanë Francën në borxhe.

Deri me tani jane njohur tre lloje revolucionesh si: kryengritja kundër shtetit kapitalist, socializmi i prodhimit dhe komunizimi i konsumit.

Se shpejti do te njihemi me llojin e katert, revolucionin berishian, i cili ka per qellim vetem ruajtjen e statukuose politiko-shoqerore, favoreve te tij klanore dhe destabilizimin e te gjithe rendit kushtetues nese ato i cenohen seriozisht.

Cdo revolucion e ka nje pike ndezje dhe ne rastin e revolucionit berisha, pika e ndezjes ishte shpallja e tij familjarisht non grata nga State Department, prandaj ky revolucion fare mire mund te emertohet revolucioni berishian antiamerikan dhe anti non-grata.

Ne pamundesi per t’a ndezur revolucionin brenda Shtepise se Bardhe, Berisha sigurisht qe kercenon te destabilizoje sadopak interesat amerikane ne Shqiperi, duke e tjetersuar revolucionin si koncept ne thelb, vend, forme dhe qellim. Kjo e gjitha sepse atij nuk i duhet asgje revolucionare pervecse mbreterimit te terrorit.

Kur ai thote revolucion ai nenkupton terror, ndeshkim dhe destabilizim, por kurrsesi rishperndarje te pasurise dhe te pushtetit politik.

Berisha deshiron vetem nje revolucion mbrojtes te interesave te tij, garantues te imunitetit te tij.

Berisha deshiron ne te vertete nje revolucion-antirevolucion.

Tablone e ploteson vete figura e tij percarese, e adhuruar nga oborrtaret e tij dhe e urryer nga shumica e shqiptareve te cilet e njohin ate me se miri si te pamundur per te ofruar nje revolucion te vertete.

Tashme ai po “shijon” plotesisht karmen e tij, shperblimin qe natyra i ofron cdo personi per te kaluaren e tij, vepren e tij.

Berisha perjashtuesi, denigruesi dhe shkaterruesi i cdo mendimi, personi apo grupimi ndryshe nga ai, sot gjendet i perzene nga te gjitha funksionet politike dhe i padeshirueshem fizikisht prej vete sejmeneve te tij, nga vete partia-bande e tij,

Duke rrenuar cdo parim dhe kultivuar meskinitetin per dhjetera vite, sot ai po perballet pikerisht me thelbin e asaj cfare ka mbelle.

Megjithate si politikan i vjeter dhe me nuhatje te kultivuar, ai ka vetem nje qasje te sakte: qe populli realisht deshiron nje revolucion, pasi sistemi i ngritur nga vete ai, nuk premton te reformohet, apo reformat e duhura treten rrugeve te demagogjise dhe korrupsionit.“-shprehet Kara.

You may also like