‘Romeo do të të ketë të dashur’, aktori i ‘propozon’ këngëtares, Diona Fona: I çmendur…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Veç aktrimit dhe moderimit, prej thuajse një viti, Romeo Veshajn e kemi parë të angazhohet edhe në muzikë, ku deri tani, duket të ketë arritur shumë sukses. Ai ka sjellë disa bashkëpunime të suksesshme me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me vëllain e tij Donald Veshaj si edhe me artistin Ermal Fejzullahu.

Duket se ky angazhim i ri po i sjell shumë sukses Romeos, teksa bashkëpunimet e mësipërme numërojnë me miliona klikime deri më tani. E pas  hitit me Ermal Fejzullahun, Romeo duket se po përgatit edhe këngën e tij më të re, me këngëtaren Diona Fona.

Këtë na e ka treguar vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale, ku ai ka postuar një pjesë të këngës. Ky bashkëpunim muzikor do të quhet “Amante”, teksa Romeo në një pjesë të këngës thotë se ‘do ta ketë të dashur Fionën’, ndërsa ajo i kthehet ‘i çmendur’.

Dyshja në fakt shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa fansat tashmë po ngrenë dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më tepër sesa thjesht ‘bashkëpunim’ muzikor. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nga Romeo Veshaj dhe Diona Fona të pohojnë apo mohojnë diçka të tillë.

You may also like